“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Vajrat esencialë, çfarë janë dhe pse përdoren
Mjeku: Vaji esencial është një lëng i koncentruar hidrofobik dhe përmban aromë bimësh. Vajrat esencialë janë të njohur si vajra të paqëndrueshëm, si dhe vajra pa peshë ose thjesht si “vaj i bimës nga e cila është nxjerrë”, psh vaj karafili.
Këta vajra nuk janë pjesë e një kategorie të veçantë mjekësore dhe nuk janë përbërës të domosdoshëm në kuzhinë, gjithashtu nuk janë të domosdoshëm për shëndetin.
Vajrat esencialë nxirren nga distilimi, në përgjithësi duke përdorur avull. Përdoren në parfume, sapun, ushqime, pije, produkte kozmetike, si dhe për pastrimin e shtëpisë. Përdoren për trajtimin e lëkurës dhe për kurimin e kancerit.
Këta vajra janë përdorur që në lashtësi, por dekadat e fundit kanë ngjallur interes të veçantë me hapjen e aromaterapisë, një degë e mjekësisë alternative që pretendon se vajrat esencialë kanë efekte kurative. Këta vajra mund të përdoren dhe për masazh, për t’u shpërndarë në ajër për një aromë më të mirë si dhe përzihen me temjan.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.