MENU
klinika

Bunker i blinduar në pjesën e pasme të gardërobës

Zbulohet streha e dytë e mafiozit italian!

19.01.2023 - 12:03

Një strehë e dytë e përdorur për t’u fshehur nga mafiozi më i kërkuar i Italisë, Matteo Messina Denaro, është zbuluar në pjesën e pasme të një gardërobë.

Bunkeri i blinduar i sapozbuluar ndodhet në një shtëpi rreth 300 metra larg strehës së parë të bosit të mafies në qytetin siçilian të Campobello di Mazara.

Ai u arrestua të martën në një klinikë private në Palermo. Policia ishte në kërkim të Messina Denaro për tre dekada.

Messina Denaro ishte duke iu nënshtruar trajtimit për kancer në klinikë dhe ishte regjistruar me emër të rremë.

Ai u dënua në mungesë në vitin 2002 për një sërë vrasjesh.

Detajet se si jetonte Messina Denaro në arrati para arrestimit të tij kanë nisur të dalin.

Ai jetonte në një shtëpi të thjeshtë në Campobello di Mazara, 116 km (72 milje) nga Palermo dhe vetëm 8 km nga vendlindja e tij Castelvetrano.

Një fqinj tha për mediat italiane se e shikonte shpesh atë dhe e përshëndetnin rregullisht.

Policia nuk gjeti armë në strehën e parë, por zbuloi parfume dhe mobilie të shtrenjta, si edhe rroba të stilistëve të njohur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jeta në arrati e bosit të mafies

Shuhet miti i “kumbarit të fuqishëm”!

Matteo Messina Denaro, 30 vite në arrati

Arrestohet në një klinikë private bosi i mafies siçiliane