MENU
klinika

Federico Fellini

Regjisori që influencon kineastët e gjithë botës

20.01.2023 - 14:30

20 janari është data e lindjes së njërit prej regjisorëve më të shquar të kinematografisë italiane dhe asaj botërore.

I vlerësuar me titullin “Kalorës i Kryqit të Madh OMRI”, Fellini u bë i njohur për stilin e tij të dallueshëm, i cili përmblidhte fantazinë, imazhet baroke dhe ato tokësore. Filmat e tij vazhdojnë të frymëzojnë dhe të influencojnë kineastët anembanë botës. Disa nga filmat e tij më të njohur janë “La Strada”, “Le Notti di Cabiria”, “La Dolce Vita”, “8½”, “Roma”, “Amarcord” e të tjerë.

Fellini pati 16 kandidatura për çmimet Oscar përgjatë karrierës së tij, duke arritur të fitonte 4 në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”, (më shumë se çdo regjisor tjetër në këtë kategori në historinë e Academy Awards).

Fellini lindi në 20 janar të 1920, në një familje të shtresës së mesme, në Rimini të Italisë. U pagëzua me emrin Federico Domenico Marcello Fellini.

Ngjarje të fëmijërisë e rinisë së hershme kanë lënë gjurmë dhe në filmat e tij, megjithatë Fellini insistonte se nuk ishte kujtesa ajo që dominonte në filmat e tij, por kënaqësia e të shpikurit të personazheve e ngjarjeve, e rishkrimit të fëmijërisë e ëndrrave. Vdiq në moshën 73-vjeçare, në Romë.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale