Ish-i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka dëgjuar një incizim të dalë nga një sinjalizues nga Prokuroria Speciale në Hagë që dëshmon tërheqjen e dëshmive nga disa dëshmitarë ndaj Hashim Thaçit.
Grenell ka thënë se këtë incizim ia ka treguar dje një gazetar në Tiranë. Sipas tij, tërheqja e dëshmitarëve ka ndodhur pasi ish-kryeprokurori Jack Smith ka përdorur agjentë të falsifikuar të CIA-s për të manipuluar dëshmitë e tyre.
“Sot takova një gazetar në Tiranë i cili ndau me mua një përgjim të dalë nga Haga nga një sinjalizues, ku “dëshmitarë” tërheqin dëshmitë e tyre kundër Hashim Thaçit, pasi që Jack Smith kishte përdorur asgjentë të falsifikuar të CIA-s për t’i manipuluar dëshmitë e tyre”, ka shkruar Grenell në Twitter.
“Jack Smith e dinte se këta “dëshmitarë” pretendonin se ai i kishte gënjyer dhe manipuluar që nga tetori i kaluar, të paktën. Audioja e rrjedhur është nga tetori 2022 – ai sigurisht e dinte më parë.
Audioja e zbuluar është e “dëshmitarit” që i thotë zëvendësit të Jack Smith, Alan Tieger se ai madje ka pamje nga ekrani dhe regjistrime të bisedave midis Jack dhe djalit të rremë të CIA-s”, vijon ish-ambasadori Richard Grenell.