“Let jetë perhajr inaugurimi i Flamurit kuq e zi në Komunën Çashkës”, kështu shkroi këshilltari komunal i Aleancës për Shqiptarët në Çashkë, Halil Ferati, përcjell TV21.
Ai bëri të ditur se vendosja e flamurit është e drejtë ligjore që buron nga rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.
“Një drejt ligjore ishte obligim për respektuar insistimin jon sjellë rezulltati real. Po qe sot mos jetë ditë shum festive e kam të qartë se ende ekzistojnë steriotipet të ndryshme që e kanë problem ta pranojnë realitetin së populli Shqiptarët është shumicë. E kutoj që nuk është e pranushme aq lehtë një realitet i ri që mbizotëron në territorin e Komunës së Çashkës.
Do të vije dita ku do të behët inaugurimi i Flamuri më kenget dhe valle Shqipe ku do të jetë ditë edhe më festive. Urime për gjithë pupullin Shqiptar”, shkroi Ferati në Facebook.
Edhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti e zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi reaguan lidhur me këtë moment historik për shqiptarët atje.