“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çokollata e zezë përmirëson shikimin?!
Mjeku: Një studim i realizuar në University of the Incarnate Word i San Antonio, zbuloi se çokollata e zezë menjëherë pas ngrënies mund të përmirësonte shikimin tuaj.
“Shumë pak studime kanë vënë re efektet pozitive të çokollatës së zezë në shikimin e njerëzve”, tha profesor Jeff Rabin.
Studimi u zhvillua për një periudhë kohore prej 52 ditësh. Në studim morën pjesë 9 burra dhe 21 femra që konsumuan çokollatë të zezë dhe të bardhëpër të parë sesi do të ndikonte secila në shikimin e tyre.
Çokollata e zezë është e pasur me flavonol, një antioksidues shumë i rëndësishëm. Ndërsa çokollata e bardhë ka më pak përmbajtje flavonoli.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.