MENU
klinika

Çmenduria e radhës…

Yjet e “Maneskin” martohen me njëri-tjetrin!

21.01.2023 - 13:07

Maneskin është padyshim një nga grupet më të suksesshme të momentit sa i takon muzikës rrok, jo vetëm në itali por edhe në të gjithë botën, teksa hitet e artistëve ja dalin gjithmonë të bëhen pjesë e klasifikimeve më të rëndësishme, të fitojnë cmime dhe të kthehen në sensacion në rrjetet sociale. Së fundmi Maneskin kanë publikuar albumin e ri “Rush”, të shumëpritur nga fansat e tyre, ndërsa kanë vendosur që përkushtimin ndaj këtij projekti, por edhe ndaj njëri-tjetrit ta cojnë në tjetër nivel.

Kështu, edhe pse ligji italian nuk e njeh martesën poligame, katër anëtarët e grupit vendosën që të martoheshin për gjithë jetën dhe për këtë realizuan edhe një super ceremoni, të kuruar deri në detaje e me të ftuar specialë. Ceremonia e tyre martesore u drejtua nga dizajneri Alessandro Michelle, ish-drejtori artistik Gucci-t, ndërsa në “dasmë” artistët Victoria De Angelis dhe Ethan Torchio u veshën si nuse, teksa Damiano David dhe Thomas Raggi si dhëndër.

Yjet e “Maneskin” martohen me njëri-tjetrin!

Pyetjes: “A dëshironi të martoheni duke premtuar se do t’i qëndroni besnikë njëri-tjetrit gjithmonë, në gëzim dhe në dhimbje, çdo ditë të jetës tuaj?” sigurisht ju përgjigjën me “PO” dhe shkëmbyen unazat e puthën nusen/dhëndrin ndërsa nënshkruan marrëveshjen që i lidh përgjithmonë. Një lidhje më shumë shpirtërore kjo sepse qartazi martesa e tyre nuk ka vlerë ligjore, por edhe një armë fantastike marketingu për albumin e ri, që ishte edhe kryefjalë e ceremonisë.