MENU
klinika

Borrell njofton ministrat e Unionit mbi dialogun

Pesë diplomatë vizituan Prishtinën dhe Beogradin

23.01.2023 - 15:03

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell do të informojë sot ministrat e Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe diskutimeve që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog Mirolslav Lajçak ka pasur ditëve të fundit në Prishtinë dhe në Beograd.

Këtë e ka konfirmuar të hënën, më 23 janar, në një konferencë për shtyp zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

Ai nuk ka dashur të flasë shumë rreth takimeve që Lajçak ka pasur në Prishtinë dhe Beograd, duke thënë se për këtë ka folur vet i dërguari i posaçëm pas përfundimit të takimeve në të dy kryeqytetet.

“Në vazhdimësi të vizitës që Lajçak pati, përfaqësuesi i lartë Borrell do t’i njoftojë sot ministrat për rezultatet e takimeve dhe për hapat e ardhshëm në procesin e dialolgut“, ka thënë zëdhënësi i BE-së duke paralajmëruar se gjatë ditës Borrell do të bëjë të ditur edhe më shumë hollësi.

Burimet e Bashkimit Evropian kanë thënë se nga rezultatet e takimeve varet edhe përgjigja në pyetjen se kur do të mund të zhvillohet takimi i radhës në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, në kuadër të dialogut.

Të njëjtat burime kanë thënë se presin nga palët që të marrin seriozisht “propozimin Evropian“ dhe të jenë konstruktivë në vazhdim të dialogut.

Lajçak në vizitën e fundit në Kosovë dhe Serbi ishte i shoqëruar edhe nga i dërguari amerikan Gabriel Escobar, por edhe nga tre këshilltarë të lartë nga Gjermania, Franca dhe Italia.

Kjo vizitë e përbashkët, sipas diplomatëve në BE, ka pasur për qëllim të dërgojë mesazhin për një mbështetje të madhe për propozimin që u është dhënë palëve dhe për të cilin presin përgjigjen e tyre dhe të angazhohen për miratimin e tij./REL

Kurti: Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Kosova nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!