MENU
klinika

Në TKOB

“Një natë ëndrrash”

23.01.2023 - 15:21

“Një natë ëndrrash” titullohej shfaqja e vënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Sopranoja italiane, Ripalta Bufo dhe mezzosopranoja Vikena Kamenica, u shoqëruan nga Orkestra Simfonike, nën dirigjimin e maestros hungarez, Sandor Gyudi duke sjellë disa nga pjesët më të bukura të repertorit klasik.

“Një natë ëndrrash”, një koncert simfonik vokal, ka ardhur plot romancë me melodinë e “Romeo e Giulietta” dhe mjeshtërisht kryeveprat e Tchaikovsky-t, Rossini-t, Offenbach-ut.

Surpriza e këtij koncerti ishte performanca e korit të fëmijë, i quajtur ndryshe kori i “Zërave të Bardhë”, që u mirëprit nga publiku.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale