24.01.2023 - 14:47
Xhaxhai i Aleks Nikës, Martin Nika është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Ai ka kërkuar që dosja për 21 janarin, ku humbi jetën nipi i tij, t’i kalojë dhe të hetohet nga SPAK.
“Ne kërkojmë që dosja të hetohet në SPAK. Si familje kemi besim te Prokuroria e Tiranës. Ne duam që SPAK-u të tërheqë dosjen pasi i ka të gjitha mundësitë të kryejë një hetim objektiv”, mësohet të ketë thënë Nika, sipas gazetares Klodiana Lala.
Takimi i tij me kreu e SPAK, vjen pas publikimit të audio përgjimit për 21 janarin.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Sot dorëzohet kallëzimi për 21 janarin
Ministri i Drejtësisë: Pse SPAK s’e merr audion e përmendur në media si provë?
Protesta e 21 janarit