MENU
klinika

43 vjet më parë

Kur Nënë Tereza u nderua me çmimin e lartë civil në Indi

25.01.2023 - 13:52

Më 25 janar 1980 Nënë Tereza ka marrë çmimin më të lartë civil në Indi, Bharat Ratna për punën e saj humanitare. Shenjtorja shqiptare, emri origjinal i së cilës ishte Agnez Gonxhe Bojaxhiu u largua nga shtëpia në moshën 18-vjeçare dhe shkoi në Indi ku nisi aktivitetin e saj humanitar.

Atje themeloi kongregacionin fetar katolik, Misionaret e Bamirësisë, në vitin 1950.

Nënë Tereza u shua në moshën 87 vjeçare më 5 shtator 1997, ndërsa u shenjtërua më 5 shtator 2016.

Kur mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 ajo bëri këtë apel: “Shkatërrimtari më i madh i paqes së sotme është thirrja e një fëmije të pafajshëm ende të palindur. Nëse një nënë vret fëmijën që mban në barkun e saj, atëherë çfarë mbetet për ty dhe mua?

Ndërsa çmimi Bharat Ratna në Indi është çmimi më i lartë civil. Instituti, më 2 janar 1954 nisi të jepte çimet për njohjen e shërbimeve të jashtëzakonshme pa dallim race, feje, gjinie e pozicioni. Fillimisht ishte i kufizuar në arritjet në art, letërsi, shkencë e shërbime publike por më pas kriteret u zgjeruar duke përfshirë “çdo fushë të përpjekjeve njerëzore” në dhjetor të 2011.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe