MENU
klinika

Abuzimi kthehet në çështje kombëtare në Xhamajkë…

Legjenda e sprintit Usain Bolt, u mashtrua me 12 mln euro

25.01.2023 - 14:04

Usain Bolt është mashtruar… në arenën e biznesit. Legjenda absolute dhe flamurtari i vërtetë i Xhamajkës, tetë herë kampioni olimpik humbi një pasuri jo të vogël, 11.8 milionë euro sipas avokatit të tij, pasi të ardhurat e tij ia besoi kompanisë së investimeve Stocks and Securities Limited (SSL). Një tronditje për një vend të tërë që përpiqet t’i vijë në ndihmë legjendës së tij në prag të rrënimit.

“Ka një ndjenjë të madhe tradhtie, që një ikonë kombëtare, që ka sjellë kaq shumë krenari për të gjithë ne, është viktimë e këtij mashtrimi të supozuar”,- është shprehur Andrew Holness, kryeministri xhamajkan i pyetur rreth këtij mashtrimi.

Pasi gjeti se fondet e tij të munguara, Bolt, përmes menaxherit të tij, i dërgoi një letër kompanisë në fjalë, duke kërkuar kthimin e plotë të fondeve të tij deri më 26 janar, pas së cilës njeriu më i shpejtë në botë premton ta padisë SSL. Përveç mbajtësit të rekordit botëror në 100 milion, ky mashtrim i madh ka prekur gjithashtu edhe rreth tridhjetë investitorë për një shumë totale prej më shumë se 1 miliard euro.

Të alarmuar nga situata e tetë herë fituesit të medaljes olimpike, autoritetet xhamajkane kanë hapur një hetim për të identifikuar të gjithë fajtorët. “Hetuesit kanë fuqitë dhe burimet e nevojshme për ta arritur këtë. Tashmë kanë filluar të veprojnë për mbledhjen e informacioneve dhe provave,- sqaroi kryeministri. – Do të bëhen të gjitha përpjekjet për të zbardhur shkallën e veprimtarisë mashtruese dhe për të vënë para drejtësisë autorët”.

Nigel Clarke, ministri i financave, siguroi se do të ketë “transparencë të plotë” dhe se kushdo i përfshirë në mashtrimin e supozuar do të dënohet. Përballë këtij skandali, i cili po bëhet çështje shtetërore, qeveria donte t’i qetësonte xhamajkanët duke siguruar “soliditetin e sistemit financiar në tërësi”.

Çështja shpërtheu në mes të janarit, kur Komisioni i Shërbimeve Financiare të Xhamajkës (FSC) tha se kishte vendosur Stocks and Securities Limited (SSL) nën “shqyrtim të zgjeruar” për kohëzgjatjen e hetimit. Nugent Walker, menaxheri i Usain Bolt, tha më pas për median Jamaica Gleaner, se ish-sprinteri xhamajkan kishte investuar para rreth dhjetë vjetësh me këtë kompani, duke specifikuar se tetë herë fituesi i medaljes së artë olimpike kishte vërejtur anomali në llogarinë e tij.

FSC më pas tha se ishte në dijeni të “pretendimeve për mashtrim” në lidhje me SSL. Ajo tha në një deklaratë se kishte lëshuar “udhëzime” për kompaninë, gjë që e lejon atë të vendosë një “proces të përmirësuar monitorimi”. Kjo procedurë i lejon FSC të monitorojë transaksionet e kryera, duke përfshirë lëvizjen e fondeve dhe letrave me vlerë brenda dhe jashtë SSL. FSC shtoi se do të vazhdojë të “hetojë” kompaninë paralelisht.

Usain Bolt u tërhoq nga atleetika në vitin 2017 pas një dekade dominimi të padiskutueshëm në garat e sprintit për meshkuj. Gjatë karrierës së tij, ai fitoi veçanërisht tetë medalje të arta olimpike. Ish-‘mbreti’ i sprintit ende mban rekordet botërore për 100 (9’58) dhe 200 metra (19’19).

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”