MENU
klinika

Deklarata

Skandali me Unazën/ Kryemadhi: Prokuroria të ndalë projektin

07.12.2018 - 12:06

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i ka bërë sot thirrje prokurorisë të nisë hetimet për projektin e Unazës së Madhe.

“Banorët e e Unazës së Re i ka bërë pronarë ligji i 2006, të cilin ne si institucione e si politikë e kemi shkelur me të dyja këmbët. Pabarazia para ligjit quhet diskriminim. Kjo është qeveria që bën qeverinë më të mundshme raciste që kemi parë në këto 27 vjet. Tenderi i Unazës së Reë që dje u faktua nga një emision ku kishte të falsifikuar firmën e sekretarit të shtetit, tregon se ka kaluar çdo shkallë dhe çdo normë morale dhe ligjore të kësaj qeverie.

Tenderi i Unazës së Re jo vetëm që është një vepër korruptive, por është një ndasi sociale që përbën diskriminim. Prokuroria e ka veprën penale dhe nuk ka më ça pret për të filluar hetimin e kësaj vepre korruptive, diskriminuese që është bërë ditën me diell. Prokuroria ka përpara korrupsionin e tenderit, dok të falsifikuara, prandaj nuk mbetet gjë tjetër që të tregojë angazhimin e saj për të treguar që ne kemi bërë reformë në drejtësi.

Shpërblimi drejtë sipas ligjit është më e pakta që mund të bëjë qeveria shqiptare. Nuk kemi parë e dëgjuar që një projekt për 2.3 km rrugë kushton 48 mln euro dhe ka 0 dëmshpërblim për banorët. Prokuroria të nisë procedim penal ndaj të gjithë hartuesve të këtij projekti famëkeq. Iu bëj thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë zullum të kthejnë sytë nga qytetarët. Ajo qëndresë për më shumë se 1 muaj e atyre banorëve është një mësim i mirë për politikën, për të gjithë ne që kemi qenë pjesë e qeverisjes sepse ky vend nuk mund të drejtohet më me interesa të vogla por në shërbim të qytetarëve. Sot më shumë se kurrë të gjithë ne pa dallim bindjesh, krahine e ideje duhet të jemi kompakt për të ndaluar këtë diskriminim”.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës