Ndoshta nuk e ka menduar gjatë, por një fjali e tij i ka vënë kundër shumë njerëz. Khabib Nurmagomedov, kampion i UFC, pasi mundi Conor McGregor, ka lëshuar një deklaratë, që ka hapur një polemikë të madhe.
Bëhet fjalë për një deklaratë seksiste, gjatë një interviste të dhënë në Arabinë Saudite, në “Misk Foundation”. Një grua e pranishme në audiencë i kërkoi Khabibit që të bëhej një “luftëtar” i MMA.
Përgjigjia e kampionit rus nuk mund të ishte më pak fatlume: “Për gratë unë kam një këshillë shumë të mirë… Jini luftëtare brenda shtëpive tuaja”!
Për të përfunduar mesazhin e tij seksist, Khabib Nurmagomedov tha me të qeshur: “Edhe një këshillë tjetër për femrat: gjithë kohës, mblidhja burrit tënd“. Këto deklarata seksiste të Khabib kanë krijuar polemika të mëdha dhe mjaft kritike.