MENU
klinika

Dyshohet se u qëllua nga i afërmi i tij (EMRI)

Plagoset me thikë një person në Shkodër

26.01.2023 - 19:56

Një person është plagosur me thikë në Shkodër. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pranë Drejtorisë së Tatimeve, ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Sipas të dhënave të para, shtetasi Bledar Troshani është qëlluar me thikë dhe ka marrë plagë të rënda.

Ai është transportuar në spitalin e Shkodrës dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.

Burime pranë bluve të Shkodrës bëjnë me dije se dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është një i afërm i Troshanit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje