Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur lidhur me thirrjen e djalit të tij, Shkëlzen Berisha, sot në SPAK për çështjen e Gërdecit.
Berisha tha se lajmin që i biri ishte thirrur ne SPAK e ka mësuar nga mediat, ndërkohë theksoi se thirrja e tij është bërë për të larguar vëmendjen nga çështja Rama-McGoigal, e cila sipas ish-kryeministrit është një superskandal.
“Është thjeshtë një thirrje që i kanë bërë për të mundur superskandalin e Rama-McGonigal. E gjitha kaq! Ai është SKAP i partisë, por prokuroria duhet të thërrasë cilindo që i duhet. Kjo është thirrje politike e mirëfilltë”, tha Berisha.
“Të jem i sinqertë, e kam marrë vesh nga mediat që djali im është thirrur në Prokurori. Këtë nuk më kishte thënë që sot ishte i thirrur në SPAK. Problemi është i tillë, ekziston një faks, që origjinali nuk është gjetur kurrë, i dërguar nga MD në MB, ku shkruhet se kjo t’i jepet Shkëlzenit, jo Shkëlzen Berishës, por Shkëlzenit.
Kjo është servirur si shkrim i Aldo Bumçit, dhe kjo ka ndodhur një javë pasi MD kishte dërguar shkresën zyrtare për problemin, siç është ligji. Tani, çfarë ishte kjo?! Kjo ishte sikur nga MD i drejtohej djalit tim në MB, me të cilën ai nuk kishte asnjë lidhje. Bumçi s’e kishte shkruar kurrë këtë shënim. Ai mori dhe e paditi në prokurori si falsifikim të shkrimit të tij. Padi që prokuroria nuk u mor kurrë.
Aldo Bumçi e mohon dhe ka hapur padi për këtë faks, në të cilin i falsifikohet firma. Prokuroria në vend që të hetojë, nuk ka hetuar deri sot dhe thërret Shkëlzenin pas 15 vitesh. Duhet hetuar, por hetimi i parë është për ish0ministrin që deklaron se më kanë falsifikuar shkrimin.
Kjo nuk është bërë sepse nuk u interesonte sepse del që është falsifikim. I gjithë problemi është një person x bën një faks. Sekretarja ka bërë dëshminë e saj në gjykatë. Nëse sekretarja shprehet në emër të ministrit, dhe është në skemë manipulimi, por unë nuk e akuzoj dot, sepse ajo thotë që nuk e ka bërë këtë.
Është thjeshtë një thirrje që i kanë bërë për të mundur superskandalin e Rama-McGonigal. E gjitha kaq! Ai është SKAP i partisë, por prokuroria duhet të thërrasë cilindo që i duhet. Kjo është thirrje politike e mirëfilltë. Edhe nëse e di kush e ka falsifikuar nuk do ta thoja, sepse është çështje kriminalistë, i përket laboratorit të kriminalistikës”, shtoi ai në “Open”.