Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një “qytet banimi të plotë nga epoka romake” 1800-vjeçar në zemër të qytetit jugor të Luksorit.
Qyteti, që daton në shekujt e dytë dhe të tretë, është “qyteti më i vjetër dhe më i rëndësishëm i gjetur në bregun lindor të Luksorit”, sipas Mostafa Waziri, kreu i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit.
Arkeologët zbuluan “një numër ndërtesash banimi”, si dhe dy “kulla” që përdoreshin për të strehuar pëllumbat dhe disa punishte metalike, brenda të cilave studiuesit gjetën një koleksion poçesh, veglash dhe monedha romake prej bronzi dhe bakri.
Është një gjetje e rrallë arkeologjike në Egjipt, ku gërmimet, përfshirë në bregun perëndimor të Luksorit, ku shtrihet Lugina e famshme e Mbretëreshave dhe Lugina e Mbretërve janë më së shpeshti tempuj dhe varre.