MENU
klinika

Çmimi marramendës

Shitet në ankand fustani i Princeshës Diana

28.01.2023 - 17:29

Princesha Diana u nda nga jeta në gusht të vitit 1997. Sot, 26 vjet pas vdekjes së saj, fustani i saj legjendar prej kadifeje ngjyrë vjollce u shit në një ankand Sotheby në Nju Jork për 500 mijë dollarë.

Edhe pse vlerësimi fillestar ishte se do të kushtonte 100,000 £, çmimi me të cilin ishte blerë ishte rekord. Princesha Diana veshi fustanin e purpurt prej kadifeje në vitin 1991 dhe në një set fotografik për Vanity Fair në 1997.

Fustani është një krijim pa rripa nga Victor Edelstein dhe u shfaq në koleksionin e vjeshtës të stilistit në vitin 1989. Kinsley Schofield, themeluesi i faqes së internetit todifordaily.com, e quajti atë një “mundësi të rrallë” për adhuruesit e modës mbretërore.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për koleksionistët e pavarur që të blejnë pjesë nga veshjet e Dianës, kështu që ky është një zbulim i mrekullueshëm”, tha ai disa javë më parë.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe