29.01.2023 - 12:49
Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan kanë dalë ditën e sotme në protestë për shkak të aksidentit të rëndë ku humbi jetën 20-vjeçari Fiori Sula pak ditë më parë.
Ata thonë se ky aks rrugor është kthyer shpesh në burim aksidentesh.
Burime bëjnë me dije për gazetarin e Panorama TV, Aldo Kozarja se aksi nacional ku po zhvillohet protesta është bllokuar prej orës 11:00.
Qindra automjete kanë mbetur të bllokuar prej gati një ore.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Aksidentoi për vdekje 20-vjeçarin