MENU
klinika

Kreu i PDK-së udhëton drejt SHBA-së

Çfarë ‘skenari’ po luhet në Kosovë?

29.01.2023 - 14:52

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet që në fillim të javës të udhëtojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është i ftuar të marrë pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit ku marrin pjesë qindra liderë, deputetë e diplomatë nga gjitha vendet e botës, si dhe kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.

Zyra e Komunikimit të PDK-së ka konfirmuar se gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, kreu i PDK-së pritet të ketë takime të tjera në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ai po ashtu do të ketë takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në të dy Dhomat e Kongresit Amerikan, atë të Përfaqësuesve dhe në Senat. Kjo është vizitë e Krasniqit është e dytë brenda një kohe të shkurtër.

Gjithashtu kjo vizitë vjen në një kohë kur SHBA është investuar shumë që të çojë para çështjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti duket se ka një “ftohje”.

Kryeministri i Kosovës pak ditë më parë tha se nuk është ftuar në një takim që do ta organizojë Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar, e ku do të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"BE-ja po e ‘përpunon’ Beogradin"

Pikëpamja mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi