MENU
klinika

Kosovë, SHBA shmang Kurtin?

Takime me shoqërinë civile për Asociacionin!

30.01.2023 - 13:59

Shtetet e Bashkuara po kalojnë në veprim lidhur me pikën kryesore që pengon arritjen e marrëveshjes së shumëkërkuar të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Mes insistimit të kryeministrit Albin Kurti për të mos i dhënë kësaj kërkese të Beogradit një vend qendror në takime, ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka vendosur të mbledhë në selinë e këtij misioni diplomatik në Prishtinë me përfaqësues politikë e të shoqërisë civile në Kosovë.

Theksohet fakti që aty do të jenë të ftuar një numër i konsideruar aktivistësh të shoqërisë civile, nga të cilët pritet propozime mbi mënyrën sesi duhet krijuar Asociacioni, që të jetë më i pranueshëm. Një ide konkrete vjen sot e formuluar nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung, FES, i cili prezanton në Prishtinë prezanton një draft-statut për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”.

Drafti është hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Europian për Paqe (EIP). Drejtues të tij theksojnë se hartimi i statutit është realizuar në konsultime me ekspertë, akademinë dhe profesionistët që punojnë ose përfshihen në dialogun e Brukselit. Në një intervistë dhën VOA-s disa ditë më parë, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar theksoi se Asocacioni është një detyrim ligjor që nuk mund te shmanget, dhe nënvizoi se këtë muaj, do të “fillojnë të flasin me njerëz që kanë ide shumë të mira”.

I pyetur nëse kjo nënkuptonte se atë që nuk e bën Kurti, do ta bëjnë ndërkombëtarët, ai u përgjigj se : “do të fillojmë bisedimet në shkallë vendi për atë se çfarë nënkupton ky detyrim për qytetarët e Kosovës”.

Kurti: Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Kosova nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!