MENU
klinika

"Nuk e ka problem të turpërohet"

Deklarata e Millanoviç për Kosovën, reagon partia në pushtet

30.01.2023 - 20:29

Pas deklaratës së presidentit kroat, Zoran Millanoviç, në lidhje me Kosovën, një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga partia në pushtet në Kroaci, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Sipas mediave të huaja, kjo parti ka kritikuar ashpër presidentin Millanoviç për deklaratën e tij se “Kosova u mor nga Serbia”. Në këtë drejtim, HDZ-ja thotë se nuk është problem për Millanoviçin të turpërohet dhe të debatojë me aleatët e Kroacisë, kur ai duhet të mbrojë presidentin rus Vladimir Putin.

… Kur duhet të mbrojë Putinin, Millanoviç nuk e ka problem të turpërohet dhe të debatojë me aleatët e saj. Dhe të vegjlit ende e ndjekin atë pa diskutim…”, është shkruar në faqen e HDZ-së në Facebook.

Partia në fjalë ka komentuar edhe rreth disave në Kroaci që nuk shohin “asgjë të diskutueshme” në deklaratat e presidentit kroat.

Por mos u shqetësoni, të njëjtit do të thonë nesër se janë miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe të popullit vëlla shqiptar”.

Sot Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij se Kosova i është aneksuar Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar. Ndërkohë që foli për luftën Rusi-Ukrainë, Milanoviç tha se ishte Rusia shteti që kishte bërë aneksimin dhe e krahasoi atë me rastin e Kosovës. Ai tha se Kosova i përkiste Serbisë por u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare. Milanovic u shpreh gjithashtu kritik ndaj veprimeve të Perëndimit dhe tha se ajo që po ndodh në Ukrainë duhet të ndalohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN