MENU
klinika

“Nuk kam pasur asnjë kontakt!”

Babai i Ledianit komenton për lidhjen e të birit me Elhaidën

31.01.2023 - 12:07

Ndonëse nuk fitoi “Dancing With the Stars” Elhaida Dani doli nga ai konkurs me partnerin e saj sot. Këngëtarja e njohur përjetoi një histori dashurie me balerinin e saj Ledian Agallijajn, romancë e cila vazhdon edhe sot.

Dyshja janë komentuar shumë në rrjtet sociale, ndërsa së fundmi ka qenë babai i Ledianit ai që ka dy fjalë për të thënë për këtë marrëdhënie.

I ftuar në një lidhje skype për “ABC-ja e Mëngjesit”, koreografi i njohur Pëllumb Agallijaj, u shpreh se akoma nuk është takuar me Elhaidën, ndërsa nuk preferoi të komentonte gjatë lidhjen e të birit.

“Nuk ka natë që mos të flasim bashkë. Veprimi i tyre është mes tyre dhe unë nuk mund të ndërhyjë në këtë muhabet. Është dëshira e tyre dhe unë nuk ndërhyjë mes tyre. Me thënë të drejtën çdo prind do që ta shoh fëmijën e tij të lumtur. Me thënë të drejtën, unë nuk kam pasur asnjëherë kontakt, ka inçizuar disa klipe, është këngëtare shumë e mirë me vlera artistike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për botën. E kam shumë të vështirë, të jap mendim për këto gjëra se i zgjidh vetë rinia”, tha Agallijaj.

Kujtojmë që pas përfundimit te spektaklit të këcimit “Dancing With the Stars”, Elhaida Dani dhe partneri i saj Ledian Agallijaj, nisën pushimet e tyre të para si çift.

Dyshja vendosën që të shijojnë pak kohë relaksi, teksa u “arratisën” drejt Kroacisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vjen “reagimi” i shumëpritur i ish të fejuarës së balerinit

Elhaida dhe Lediani, konfirmuan lidhjen me një puthje në skenë

Çifti më i ri i showbizit shqiptar

Elhaida Dani konfirmon romancën me balerinin!