MENU
klinika

"Tirana të mos jetë një histori suksesi në qendër, por dhe në periferi”

“Tani duket si përrallë nga e kaluara”, Veliaj ironizon opozitën për përmbytjet

31.01.2023 - 18:21

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbjellur pasditen e sotme disa pemë në zonën e Lumit të Tiranës, me përfaqësues të disa prej bizneseve në kryeqytet.

Veliaj tha se më parë kjo zonë përmbytej dhe qytetarët kalonin me çizme, ndërsa deklaroi se tani nuk ka më përmbytje.

Sipas tij, ajo është kthyer në një hapësirë të mbushur me investime në shkolla të reja dhe rrugë të reja.

“Tani duket si përrallë nga e kaluara sepse nuk ka më përmbytje. Autostrada po merr shtrat në anën tjetër, në zonën e Paskuqanit, por kemi një urë të madhe dhe po përgatisim edhe katër të tjera. Nga dallimi dhe kufizimi klasik i Tiranës me vijën e verdhë, sot kufizimi i Tiranës po bëhet gjithmonë e më shumë natyror.

Po rindërtojmë për tërmetin, kurse sipërmarrjet private, 3-4 shtëpi të ndërtuara ndoshta në mënyrë primitive, janë bashkuar për të bërë një pallat që akomodon ata banorë që kanë pasur tokat, por sigurisht akomodon edhe banorë të rinj. Një zonë që nuk përmbytet, që ka kanalizim, që ka shkolla të reja si “Kiço Blushi” dhe “Sevasti Qirjazi”, të cilat sapo i hapëm, bëhet një zonë tërheqëse edhe për biznesin. Për sa kohë që ka infrastrukturë, çerdhe, kopësht, shkollë, nuk ka asnjë arsye pse Tirana të mos jetë një histori suksesi në qendër dhe në periferi”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.