MENU
klinika

Operacioni ‘Fijet’

“Kamerat janë përdorur nga krimi”, gazetari e zbulon: Brilant Martinaj u vëzhgua nga vrasësit para atentatit

31.01.2023 - 18:27

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 në kuadër të oepracionit të Policisë së Shtetit për heqjen e kamerave të vendosura nga bandat e krimit detaje nga një ngjarje ku ato janë përdorur.

Ai tregoi se ka dyshime se për shumë ngjarje kriminale që janë kryer në vend janë përdorur këto kamera për të vëzhguar lëvizjet e objektivave të tyre.

Një prej këtyre rasteve sipas tij ishte dhe vrasja e tre-fishtë e mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Sipas gazetarit autorët e krimit kanë vëzhguar përmes kamerave të vendosura ilegalisht lëvizjet e Martinajt dhe miqve të tij para se të kryenin atentatin.

 

 

“Ka dyshime se shumë ngjarje kriminale janë kryer nga autorë dhe janë vëzhguar nga ata përmes këtyre kamerave, ashtu siç është dhe vrasja e 3-fishtë e mbikalimit të Fushë-Krujës ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe dy persona të tjerë. autorët e krimit kanë vëzhguar përmes këtyre kamerave lëvizjet e Martinajt dhe dy shokëve të tij”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e efektivit të FNSH

Gjykata jep masën e sigurisë për Nikoll Sherrnikun

Prokuroria e Krujës kërkon tabulatet telefonike të ish-policit dhe të dhëna mbi…!

Detajet/ Lami shoqëroi Brilant Martinajn para masakrës me 3 të vrarë?