MENU
klinika

Një nga objektivat e mëdhenj të Partizanit në merkato

Futbollisti serb shtang me vendimin: Nuk luaj në Shqipëri…

01.02.2023 - 14:06

Marko Lazetiç ishte një nga objektivat e mëdhenj të Partizanit në merkato. Sulmuesi në këtë sezon është pjesë e Milanit, që e bleu një vit më parë për 4.5 milionë euro nga Crvena Zvezda.

Gjithsesi, minutat për të në ekipin e parë nuk janë aspak të garantuara dhe Partizani u ul në tavolinë për një huazim të mundshëm të tij. Gjithsesi, “Informer.rs” bën me dije se ka qenë lojtari, që ka hedhur poshtë mundësinë e kësaj lëvizjeje.

“Nuk dua të luaj në Tiranë”, mësohet të kenë qenë përgjigjja e të riut, çka ka bërë jehonë në Serbi për faktin se në këtë zgjedhje të tij, ka edhe pak “dell” nacionalizmi. Lazetiç nuk e ka zgjedhur ende ekipin e ri dhe raportimet e fundit e lidhin me një mes Jang Bojs dhe Bazelit.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”