01.02.2023 - 20:29
Një grup prej pesë të rinjsh nga Bajza kanë mbetur të bllokuar në pikën turistike në Razmë, Malësi e Madhe. Bëhet me dije se njëri prej djemve ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa mjetet e tyre ndodhen larg.
Mësohet se forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër dhe shërbimet e komisariatit të Policisë Malesisë së Madhe janë nisur drejt vendngjarjes për t’iu ardhur në ndihmë të rinjve.
“Nga komunikimi me vendin ku ndodhet i sëmuri rezulton se gjendja e tij është në përmirësim. Me grupet e gatshme të forcave të ndërhyrjes së shpejtë është dërguar edhe një infermier për t’i dhënë ndihmën e shpejtë në rast nevoje”, sqaron Policia.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dëshmia e rrallë
Si i ndiqte vajzat, kapteri famëkeq i kampit të Tepelenës
Hapet tenderi/ Qëllimi i projektit
Drejt ndërtimit rruga 21 km e zonës turistike të Lurës!
Njoftimi i MB