MENU
klinika

Çfarë parashikon marrëveshja

Vendimi/ Lëvizja në Ballkanin Perëndimor, vetëm me kartë ID!

02.02.2023 - 09:46

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor do ju nevojitet vetëm një kartë identiteti për të lëvizur në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Kjo VKM vjen pas marrëveshjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Procesin e Berlinit, ku të gjithë qytetarët do mund të qarkullojnë lirshëm në Shqipëri vetëm me mjetin e identifikimit.

“Lëvizje e lirë të shtetasve në Ballkan vetëm me dokument identiteti. Qeveria shqiptare e miraton. Me hyrjen në fuqi, të gjithë shtetasit e BP-së mund të qarkullojnë lirshëm në Shqipëri vetëm më kartë identiteti”, tha ministri Çuçi.Më tej, Çuçi theksoi se do të ketë një task-forcë në bashkëpunim me rendin e Maqedonisë së Veriut. Kjo VKM pritet të ratifikohet në parlament, nënvizoi ai. Ky bashkëpunim do të lidhet me krimin e organizuar që lidhet me të dyja vendet.

“Marrëveshjen e shkru ar me Maqedoninë për krijimin e task-forcave. Duhet të ratifikohet në Parlament, task-forca që do adresojnë çështje të caktuar që lidhen me krimin e organizuar që lidhen me të dyja vendet”, tha Çuçi. Një vendim tjetër i miratuar dje në mbledhjen e Qeverisë, ka të bëjë me miratimin e Planit të Veprimit për luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda për vitet 2023-2025, një plan-veprimi i detajuar, që është parë dhe dizenjuar me shumë kujdes, edhe në koordinim me partnerët tanë. “Nga të rejat, në Planin e Veprimit mund të veçoja krijimin e Agjencisë për Rikuperimin e Aseteve apo për trajnimin në mënyrë të gjerë në fushën kibernetike. Eshtë një plan që besoj se do ta çojë në një stad tjetër; janë përcaktuar veprime të caktuara me afate konkrete që do të çojnë në një stad tjetër luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda”, deklaroi ministri Çuçi.

ÇFARË PARASHIKON MARRËVESHJA E LIRË
Kujtojmë se marrëveshja për lëvizjen e lirë në vendet e Ballkanit Perëndimor parashikon lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët. Falë marrëveshjes së nënshkruar më 3 nëntor, të diplomuarit nuk do të kenë nevojë të paguajnë më tarifa prej 200 deri 500 euro për njohjen reciproke të diplomave. Marrëveshjet e arritura janë tre nga katër marrëveshjet, për të cilat liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor kishin rënë dakord qysh në samitin e Sofjes, në nëntor të vitit 2020, asokohe nën ish-Kancelaren Merkel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN