02.02.2023 - 19:36
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, i ka kujtuar publikut se Boris Tadiç, si president i Serbisë, ka shkuar në Rumani në vitin 2008 në kohën kur Kosova shpalli pavarësinë. Tadiç më herët ka thënë se ka mundësi që incidentet që ndodhën sot në Kuvendin e Serbisë të jenë inskenuara.
“Ja ‘heroi’ që kur u shpall pavarësia e Kosovës, iku në Rumani! Është e pakuptueshme kush i jep vetes të drejtën të flasë për Kosovën. Në vend që të kalojë në heshtje dhe të mendojë i turpëruar se çfarë mund të kishte bërë në 2004/08, në vend që të mos bëjë asgjë, ai ndjen nevojën të flasë?!”, shkroi ajo në Twitter.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Vuçiç do ta detyrojë Bërnabic ta nënshkruajë marrëveshjen"