Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me çështjen “McGonigal”.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion së bashku me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, duke e paguar për të sulmuar opozitën.
Kryedemorkati pranon se nëse gjatë kohës që ai ushtronte funksionin e kryeministrit të vendit ka takuar zyrtarë të nivelit të lartë të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), por jo të FBI.
Berisha thotë se dhe nëse do kishte takua McGonigal, do kishte konsumuar kafe, por nuk do i kërkonte të hetonte Ramën.
Sali Berisha: Secili nga ne që jemi këtu, në qoftë se 5 vite më parë do më thoshte dikush që ky është shefi i… ose do paraqitej i tillë dhe është paraqitur i tillë, i Shërbimeve, “urdhëro, mirëserdhe bujrum”
Robert Rakipllari: Ju kur keni qenë kryeministër, s’keni takuar zyrtarë të lartë të këtij niveli?
Sali Berisha: Kur kam qenë kryeministër kam takuar zyrtarë shumë të lartë të CIA-s, jo të FBI. Në dijeninë time, asnjëherë sepse nuk kanë ardhur dhe në atë periudhë…
Robert Rakipllari: Pak a shumë të njëjtit nivel janë.
Sali Berisha: Në fakt se kush është më shumë nuk them, por që nga pikëpamja numerike, më e fuqishme në SHBA është kjo. Jashtë SHBA është CIA. Ky ka qenë personi në FBI që ka patur aksesin më të madh në CIA, e sigurtë kjo.
Blendi Fevziu: Zoti Berisha, nëse dikush në vitin 2017 do t’ju telefononte dhe do t’ju thoshte që Charles McGOnigal, shef i kundërzbulimit të FBI për distriktin e Nju Jorkut, do të vijë të pijë një kafe se është në Tiranë, do t’i thonit jo?
Sali Berisha: Do ta ftoja me kënaqësi të pinim kafe, por kurrë nuk mund t’i imagjinoja që t’i thoja heto Edi Ramën.