05.02.2023 - 12:40
Një punëtor është plagosur të shtunën në Fushë-Kosovë, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti të ndërtimit.
Për incidentin janë arrestuar dy burra, pronarë të kompanive që po kryenin punimet.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Një mashkull kosovar, ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj kosovar, pronar të kompanive punë kryese dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia.