MENU
klinika

Skandali i radhës në Serinë A

Tifozët ofendojnë kujtimin e legjendës me korin “ka vdekur Maradona”

05.02.2023 - 18:29

Sukseset e Napolit duket se janë kthyer në problem në shumë stadiume, ku kjo skuadër pritet me kore ofenduese dhe fyerje ndaj lojtarëve e qytetit. Këto ngjarje shtohen gjithmonë kur ndeshjet luhen në fushat e skuadrave të veriut të Italisë dhe në fakt, në duelin e sotëm ndaj Specias ndalohej prania e tifozëve napolitanë që udhëtonin nga jugu, por vetëm e atyre “vendas”.

Por tifozët e Specias vendase gjatë gjithë ndeshjes nuk kanë ndalur koret fyese ndaj napolitanëve, duke filluar nga ai i zakonshmi “Vezuv laji me flakë”, për të vazhduar më pas me ato kundër Maradonës. Kënga e famshëm e tifozëve të Napolit për legjendën argjentinase u transformua nga “pashë Maradonën” në “ka vdekur Maradona”, duke dhuruar momente të turpshme.

Për më tepër, tifozët iu kundërvunë edhe trajnerit Luçiano Spaleti, i cili nga viti 1986, deri në vitin 1990, ka qenë futbollist te Specia dhe për më tepër, partnerja e tij, vjen nga kjo krahinë. Në sezonin e kaluar, për ngjarje të tilla, sfida mes dy skuadrave u ndërpre disa herë, ndaj erdhi vendimi që këtë vit ajo të luhej pa praninë e tifozerive udhëtuese.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”