MENU
klinika

Ambasada tregon nëse ka shqiptarë të lënduar

Tërmeti i fuqishëm goditi Turqinë, MPEJ: Jemi të gatshëm të ndihmojmë!

06.02.2023 - 10:54

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me tërmetin që ka goditur Turqinë në orët e para të mëngjesi të sotëm.

Ajo shkruan se në këtë moment të vështirë Shqipëria është e gatshme të ndihmojë Turqinë në çdo mënyrë që munden.

“Lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë moment të vështirë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi”, shkruan Xhçka.

Gjithashtu Ministria e Jashtme sqaron se bazuar në komunikimin me Ambasadën e RSH në Turqi (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN