MENU
klinika

Ka patur hatërmbetje?

Getoar Selimi dhe Mc Kresha bashkohen pas 12 vitesh

06.02.2023 - 12:00

Këtë episod të “Zemër Luana” ishin të ftuar special dy ndër reperët e parë shqiptar, Ghetto Geasy dhe MC Kresha. Dyshja bashkohen për herë të parë pas 12 vitesh që nuk kanë patur kontakt me njëri-tjetrin.

Gjatë bisedës në, Geasy ka treguar se nuk kanë folur për gati 12 vite për hatërmbetje të kota të fëmijërisë, madje gjatë lojës së telefonit ata janë bërë “follow” në Instagram, duke treguar se kishin mbetur pa ndjekur njëri-tjetrin vetëm për shkak se nuk janë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Në anën tjetër, Geti ka treguar se do të vijë me një bashkëpunim me Kreshën, pasi ka patur një këngë të tijën dhe dëshironte ta bënte bashkëpunim vetëm me një njeri që i shkonte tamam, duke përzgjedhur kështu Kreshën.

“Nuk kemi folur për 12 vjet. Kam pritur një moment. Rrinim shumë bashkë, ditë e natë, nuk ndaheshim, nuk kishte hatërmbetje as xhelozi. Unë kam qenë më i vjetri dhe jam munduar që të ndaj përvojën time. Sot, pas 12 vitesh mund të them që kemi bërë një punë shumë të mirë me këngën e re”- tha Getoari.

Një tjetër pyetje për Getin, gjatë emisionit ishte: Cili ka qenë mendimi i parë kur ke marrë Marget në krahë? Për herë të parë Geti ka treguar se teksa Marget po lindte ai ka zbuluar për një sëmundje të tijën të rëndë për të cilën sot është gjithçka në rregull, ama në momentin e parë që ka marrë Marget në krah ka harruar çdo gjë dhe ka menduar se çdo gjë do shkojë në rregull.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain

Aktorja zbulon se ku e mori propozimin për martesë

Rrëfimi i rrallë i Olta Gixharit për njohjen me partnerin