Një goditje e rëndë ka ardhur për Mançester Sitin, për të cilin, siç theksojnë mediat angleze, mund të merren masa të rënda.
Ata akuzohen nga Premier Liga për thyerjen e rregullave të shumta financiare nga viti 2009 deri në 2018, me mbi 100 akuza.
Një nga çështjet është ajo e lojtarëve të mitur, të cilëve u është bërë presion që të nënshkruajnë kontrata me klubin përmes pagave monetare.
Tjetër çështje është edhe ajo e sponsorave nga Abu Dhabi, që kanë siguruar vetëm një pjesë të pagesave të tyre për klubin, me pronarin Sheikh Mansur që pengoi pjesën tjetër, duke mbivlerësuar të ardhurat nga sponsorizimet.
Siç raportohet nga mediat angleze, sanksionet që priten të merren ndaj Mançester Sitit janë të shumta, si: heqja e pikëve, ndalimin e transferimeve, kufizime të shpenzimeve, heqjen e titujve të mëparshëm dhe madje përjashtimin nga Premier Liga.