MENU
klinika

"Jemi lodhur nga këto…"

Performamca ‘satanike’ e Sam Smith, ‘kryqëzohet’ nga fansat

07.02.2023 - 12:12

Sam Smith ishte sërish në qendër të bisedës, me daljen e tij mbrëmjen e së dielës në skenën e Grammy. Këngëtari u ngjit në skenë me Kim Petras dhe ata i dhanë një interpretim… “satanik” këngës së tyre të re, të titulluar “Unholy”.

Por pamja e tij, por edhe emisioni i tij, duket se nuk i ka pëlqyer publikut, pasi ai iu referua djallit. Artisti kishte veshur një veshje ngjyrë të kuqe, një kapele të zbukuruar me brirë, taka, dhe peizazhi i cili ishte marrë nga… Ferri.

Valltarët me kostume provokuese, brirë dhe zjarr ishin pikat kryesore të shfaqjes së tij, me përdoruesit e Twitter që shprehnin shqetësimin e tyre për atë që panë.

“E di që ne të gjithë e përdorim shumë termin “satanik” për të përcaktuar diçka, por mendoj se kjo shfaqje e Sam Smith është fjalë për fjalë një haraç për Satanain”, shkroi njëri, ndërsa tjetri shtoi: “Nuk duhet të jesh shumë fetar për t’u shqetësuar nga ky adhurim i djallit Sam Smith. Vendndodhja është drejtpërdrejt nga Ferri.”

Komentet e publikut në pjesën më të madhe treguan se asnjërit prej tyre nuk i ka lënë përshtypje pozitive pamja e artistit, ndërkohë që ka pasur një përqindje të madhe të fansave të tij që kanë theksuar se kohët e fundit gjithnjë e më shumë yje e shfaqin hapur adhurimin e tyre ndaj djallit përmes shfaqjeve të tyre.

“Jam i sëmurë dhe i lodhur nga këto referenca satanike dhe demonike. Mua më duket hipokrite. Unë me të vërtetë dua të di pse kaq shumë si Nicki Minaj, Sam Smith, madje edhe Lil Nas i referohen djallit përmes pamjes së tyre”, shkroi një përdorues në Twitter.

Sigurisht që nuk është hera e parë që Sam Smith provokon me pamjen e tij. Në videoklipin e tij të ri, për këngën “I’m Not Here To Make Friends”, ku vë në pah qartë… seksin, këngëtari është gjetur sërish në qendër të diskutimeve.

Videoklipi përbëhet kryesisht nga skena seksuale, në të cilat Sam Smith është i veshur me veshje provokuese në stilin e të brendshmeve, ndërsa në një stil të ngjashëm janë veshur edhe këngëtarët që e shoqërojnë.

Disa përdorues të mediave sociale e quajtën videoklipin të papërshtatshëm dhe kërkuan kufizime të moshës në YouTube, sipas TMZ.

“YouTube nuk ka kufizime moshe në videoklipin e ri muzikor degradues dhe seksual të Sam Smith. Edhe 5-vjeçarët mund ta kërkojnë dhe ta shikojnë pa kufizime në përmbajtje”, shkroi London në një postim në Twitter, duke shtuar: “Sam Smith, ky nuk është art. Kjo nuk është moderne. Kjo është monstruoze”.

Në krah të këngëtarit kanë dalë edhe të tjerë duke thënë se ai është rehat me trupin e tij dhe kjo nuk është gjë e keqe.

“Sapo pashë videoklipin e ri të Sam Smith dhe të jem i sinqertë, mund të ishte Lady Gaga dhe askush nuk do të kishte thënë asgjë. Unë shoh Boy George, George Michael, Lady Gaga, Madonna, ‘Moulin Rouge’, lirinë seksuale. Dua të them, cili është qëllimi? vuri në dukje dikush.