Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat ka sjellë në vëmendje një nga banesat karakteristike beratase.
Banesa e familjes Qako në lagjen “Goricë”, arkitektura dhe dekoracioni i së cilës është me vlera të veçanta, jo vetëm për arkitekturën e banesës së qytetit të Beratit, por për mbarë banesën qytetare shqiptare.
Banesa ka pikturë murale në brendësi, e cila ka pësuar tre faza pikturimi në kohë të ndryshme. Në pikturën e fazës së tretë shënohet edhe data 1869 me shifra latine.
“Nuk ka ardhur askush në Berat dhe mos të jetë mahnitur me fasadat dhe arkitekturën e banesave monument kulture të qytetit, por pak kush e di dhe i njeh se brenda tyre fshihen vlera të paçmuara të Trashëgimisë Kulturore”, shkruan DRTK Berat në rrjetet sociale.
Në datën 8 Korrik te vitit 2008 Berati u rregjistrua në Listën e UNESCO-s nga Komiteti i Trashegimisë Botërore në Konferenën e rradhës të mbajtur në Kanada. Berati u vlerësua si një shembull i rrallë i arkitekturës tipike Osmane. Berati, sipas Unesco-s është dëshmimtar i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore përgjatë shekujve.