07.02.2023 - 13:27
Sipas sinoptikanëve sot është shënuar dita më e ftohtë në Shqipëri, konkretisht në qarkun e Shkodrës për këtë sezon dimëror.
Temperaturat më të ulëta janë shënuar në Qafë Thore -21 gradë Celsius, në Vermosh -18 gradë Celsius dhe në Fierzë -9 gradë Celsius.
Autoritetet po punojnë për hapjen e rrugëve nga dëbora dhe bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit e të përdorin gomat e dimrit.