MENU
klinika

"Në Shqipëri e keni"

Ku ka humbur ish-ministri Ahmetaj? Balla: Ai s’ka bërë asnjë mungesë në Kuvend

07.02.2023 - 18:30

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla u pyet nga gazetarët për procedimin penal që SPAK ka regjistuar ndaj ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetajt, për dhënien me koncesion për inceneratorin e Elbasanit. Balla u pyet se ku ndodhet ish-ministri. Duke thënë se Ahmetaj nuk ka bërë asnjë mungesë në Kuvend, ai shtoi se ish-ministri ndodhet në Shqipëri.

Pyetja: Procedimi për Ahmetajn, keni informacion se ku ndodhet ai, në Shqipëri apo jashtë?

Balla: Ai ka qënë në çdo seancë të Kuvendit të Shqipërisë dhe pa asnjë mungesë. Në Shqipëri e keni