MENU
klinika

“Pas ambasadorit britanik fshihet një lloj McGonigali tjetër”

Berisha: Unë i them mirupafshim politikës vetëm nëse…

07.02.2023 - 22:56

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nëse ka prova për shpalljen e tij “non-grata” nga SHBA, ai i thotë “mirupafshim politikës”.

Këtë deklaratë lideri i PD-së e bëri gjatë një interviste mbrëmjen e sotme në A2Cnn, duke shtuar se ka marrëdhënie shumë të mira me republikanët.

Mes të tjerash ai përmend dhe ambasadorin britanik në vendin tonë, King Smith, ku sipas tij “shpifjet e Ramës dhe të Veliajt ua ka përcjellë për të vërteta zyrtarëve në Londër.”

Berisha: Kur të sjellin një provë, unë i them mirupafshim politikës. PD do i ketë të shkëlyqera marrëdhëniet me Amerikën. Kam patur marrëdhënië shumë të mira dhe me Britaninë. Unë ju garantoj se ato akuza turpërojnë çdo njeri të civilizuar. Kam infomacione të plota, ekziston kanali ligjor dhe unë do ua tregoj shqiptarve se me çfarë e ka mashtruar ambasdori Smith Home office në Londër. Unë do t’i bëj publike të dhënat dhe shqiptarët do të shohin se prapa ambasadorit, fshihet një lloj McGonigali tjetër.

Unë i disponoj dokumentet, se akuzohem për persona që kurrë nuk i kam njohur, afera që kurrë nuk kanë pas lidhje me mua, do i rreshtoj para opinionit shqiptar, do t’u tregoj se çfarë fshihet pas lustrës së ambasadori që përfaqëson një vend të madh dhe serioz, sesi shpifjet e Ramës dhe Veliajt i ka përcjellë për të vërteta, sepse i lidh korrupsioni.

Qytetarët shqiptarë të La Manshit, qëllimet e këtij ambasadori janë pjesë e atij problemi. Para akteve korruptive nuk kam alternativë tjetër, por të qëndroj i lëkundur.

Pyetje: Si janë relatat aktuale me WashingtonDc?

Berisha: Relatat që ekzistojnë aktualisht: unë kam raporte shumë të mira me republikanët amerikanë, këto relata dhe ky informacion shkon duke u rritur, Nuk kam asnjë paragjykim për demokratët.

Pyetje: Sa parshikohet të zgjasë protesta e datës 11?

Berisha: Është sipari, kjo protestë gjigande është sipari për t’i thënë Ramës largohu një orë e më parë, rikthimi i votës së lirë të shqiptarëve. Sipari i një revolucioni që bazohet në shumësio, akte, revolta dhe deri në mosbindje. Po zien Shqipëriqa, mezi po presin ditën e shtunë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Boçi i përgjigjet paralajmërimit të Ballës

A do hetohet Rama nga Komisioni Parlamentar?