MENU
klinika

Parada spektakolare lundruese

Nisin karnavalet e Venecias

08.02.2023 - 13:52

Me mijëra turistë shijojnë paradën spektakolare lundruese. Me qindra turistë dhe banorë u mblodhën në afërsi të urave për të admiruar spektaklin e veçantë të paradës me anije në ditën e parë të karnavaleve në Venecia.

Njerëzit u rreshtuan në rrugicat e ngushta dhe urat e qytetit për të shijuar një paradë lundruese poshtë Canal Grande, e kryer nga venecianët të veshur në mënyrë spektakolare.

Spektakli i natës së pare, i hapur nga një njëbrirësh, një krijesë magjike që i çon ëndërrimtarët drejt yjeve, çelin siparin për vitin 2023 të një prej karnavaleve më të vjetra në botë, tema e të cilit këtë vit është “Take Your Time For The Original Signs”. Gjatë dy javëve të karnavaleve, qyteti mbushet me mijëra turistë nga e gjithë Italia dhe bota.

Ballot me maska mbahen në pallatet e lashta veneciane, ndërsa koncerte dhe parada me gondola organizohen në sheshe dhe kanale.

Karnavalet e Venecias janë bërë një atraksion i madh turistik për qytetin në dekadat e fundit. Filloi për herë të parë në shekullin e 11-të si një periudhë përpara kreshmës, 40 ditëve të agjërimit që tradicionalisht i paraprijnë Pashkëve. /

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe