Studimi “Future Of Food”, që u dedikohet vendeve në zhvillim të Europës, tregon se rreth 37% e popullsisë në Shqipëri dhe 36% e popullsisë në Kosovë kanë kriter shijen kur blejnë ushqim.
40% dhe 36% e shtetasve nga Shqipëria dhe Kosova përkatësisht e kanë koston si kriterin kryesor, ndërsa për shtetet e tjera të Europës Lindore, ky tregues varion nga 50 në 75%.
Anketa online në vendet në zhvillim të Europës që u krye në periudhën 15 dhjetor 2022 – 16 janari 2023, tregoi se kur blihet ushqim, 53% e konsumatorëve në vendet në zhvillim të Europës nisën nga kosto, 34% nga shija dhe 30% nga vlerat ushqimore.
Këta janë tre faktorët kryesorë ndikues te konsumatorët e vendeve në zhvillim të Europës.
Pothuajse në çdo vend, kostoja është faktori që dominon në blerje, shumë mbi mesataren në Lituani p.sh. 75% e të anketuarve thonë kostoja është kriteri më i rëndësishëm kur blejnë ushqim.
Prirja për të blerë dhe për të konsumuar ushqim me preferencë shijen ulet ndjeshëm, ndërsa njerëzit rriten në moshë, – sipas studimit. Më pas merr rëndësi gjithnjë e më shumë cilësia e ushqimeve, me pyetjet nëse janë të shëndetshme kanë apo nuk kanë pesticide etj.