MENU
klinika

Tërmeti afron Greqinë me Turqinë

Ekipet e shpëtimit greke krah trupave të emergjencave turke

08.02.2023 - 14:41

Ekipi grek i ndihmës të zjarrfikësve elitë, EMAK, të specializuar për katastrofat natyrore dhe tërmetet, në bashkëpunim me një grup shpëtimi turk përpiqen të nxjerrin nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në provincën Hatay, një 50 vjeçar.

Pas shumë përpjekjesh ja arrijnë qëllimit dhe rikthehen përsëri tek ndërtesat e rrëzuara të cilat janë më shumë se 1500 në këtë zonë sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve.

Orët e fundit të gjitha mediat greke përmendin të ashtuquajturën «diplomaci e tërmeteve», e cila duket se ka rilindur përsëri, e përfaqësuar nga misioni humanitar i këtij grupi që është nisur mbrëmjen e së hënës nga Athina me avion ushtarak i pajisur dy qen shpëtimi, mjekë, infermierë dhe një mjet të posaçëm zjarrfikës.

Pas një periudhe tepër të tensionuar prej vitit 2020 dhe gati një viti që liderët e dy vendeve, jo vetëm që nuk bisedonin, por mbizotëronin kërcënimet nga ana e presidentit turk dhe përgjigjet e Athinës zyrtare, kryeministri grek Mitsotakis ka biseduar personalisht në telefon me presidentit Erdogan, duke i shprehur gadishmërinë për ndihmën greke.

“Së pari, shpreh dhimbjen time të thellë për tërmetin shkatërrues në Turqi. Dua të theksoj edhe një herë se Greqia ishte e para që i ofroi mbështetje Turqisë . Ne duhet t’i vëmë në dispozicion të gjitha forcat tona në dispozicion të Turqisë, në varësi të asaj ndihme që mund të na kërkojë”– u shpreh kryeministri grek.

Ishte 17 gushti i vitit 1999, kur një tërmet 7,6 ballë shkalla Rihter shkatërroi qytetin Izmit , por dhe disa lagje të Stambollit duke shkaktuar vdekjen e mbi 17000 vetëve dhe la mbi 500.000 të pastrehë. Greqia nisi menjëherë një grup special shpëtimi ,ndërsa mijëra grekë mblidhnin dhe dërgonin ndihma për qytetarët turq.

Pa kaluar një muaj, në 7 shtator të po atij viti, një tërmet 5.9 Rihter goditi Athinën dhe shkaktoi mbi 145 viktima. Ishte radha e Turqisë të dërgonte ekipe shpëtimi dhe ndihma nga mijëra turq .

Sapo kishte lindur e ashtuquajtuar “diplomacia e tërmeteve” e cila duket se po riaktivizohet këto orë, me dërgimin e ekipi të shpëtimit dhe ndihmës greke, pas goditjeve të dy tërmeteve vdekjeprurëse , me shpresën për të mos ndaluar në të ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi