MENU
klinika

Editoriali i Le Monde

Pendohet Britania! Tre vjet pas Brexit, është koha për ‘Bregret’…

09.02.2023 - 10:30

Britanikët kanë një talent për të krijuar neologjizma: Pas Brexit-it, divorcit me Bashkimin Evropian (BE), që ndodhi saktësisht tre vjet më parë, tani është shfaqet “Bregret”, keqardhja e pendesa.

Larg nga të qenit thjesht ide komentuesve nostalgjikë, tani është një realitet.

Një shumicë e qartë e britanikëve – 57% sipas mesatares së sondazheve të fundit – tani do të votonin për rihyrjen në Bashkimin Europian.

Arsyeja është një: Brexit “nuk po funksionon”.

Ish-kryeministri Boris Johnson prej kohësh fajësonte Covid-19 për performancën e dobët ekonomike të vendit. Tani nuk është më e mundur. Javën e kaluar, ndodhi një rastësi domethënëse: Pikërisht kur qeveria e Rishi Sunak po festonte përvjetorin e Brexit-it duke u përgëzuar për “hapjen e një rruge si një komb i pavarur me besim”, Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi parashikimet e tij, sipas të cilave Mbretëria e Bashkuar do të të jetë e vetmja nga ekonomitë kryesore të botës që do të hyjë në recesion në vitin 2023 dhe e vetmja që nuk është kthyer në nivelin para Covid-19.

Diagnoza tashmë është e qartë.

Bregret von Kostas Koufogiorgos | Politik Cartoon | TOONPOOL

Duke rivendosur kontrollet doganore, Brexit ka penguar marrëdhëniet me BE-në, partnerin kryesor të vendit, duke amputuar 15% të tregtisë britanike. Zinxhirët e furnizimit janë ndërprerë dhe investimet janë ngadalësuar. Mungesa e fuqisë punëtore është përkeqësuar me përfundimin e lëvizjes së lirë me BE-në. Inflacioni u rrit nga rritja e kostos së huamarrjes pas vendimeve katastrofike të buxhetit nga kryeministrja Liz Truss.

Aq shumë sa shprehja “njeriu i sëmurë i Evropës”, e përdorur për të përshkruar Britaninë e Madhe para vitit 1973, kur ajo u bashkua me Komunitetin Evropian, është kthyer në debat publik.

Pakënaqësia sociale, e krijuar pas viteve të masave shtrënguese të pamëshirshme – e cila u lehtësua disi gjatë krizës shëndetësore – dhe nën-investimit në shërbimet publike, tani po shfaqet kudo me një sërëgrevash më të mëdha se çdo herët tjetër që nga vitet 1970. Në datat 6 dhe 7 shkurt do të zhvillohet një tjetër grevë masive nga 360 mijë infermierë të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, të cilët kërkojnë rritje  të pagave me dhjetë përqind.

Në realitet, paqartësia themelore e divorcit nga BE – mes vendosmërisë fanatike të disave për të transformuar vendin në një platformë pa taksa në dyert e kontinentit, dhe thirrjes për më shumë ndërhyrje të shtetit nga të tjerët – nuk është zgjidhur kurrë.

I bindur se Brexit është një “mundësi e mrekullueshme”, por tashmë e diskredituar në opinionin publik, kryeministri Rishi Sunak tregon pak shenja se është në gjendje të ndryshojë situatën. Sa i përket liderit të opozitës, laburistit Keir Starmer, i cili është favoriti në sondazhe, ai nuk do ta pranojë dëmin e shkaktuar nga Brexit.

Sa më shumë që u duhet politikanëve britanikë për të kuptuar dështimin e Brexit dhe për të gjetur zgjidhje, aq më gjatë ka të ngjarë të zgjasë paqëndrueshmëria në demokracinë më të vjetër të Evropës.

Për të treguar se kohët po ndryshojnë, britanikët madje kanë dalë me një emër të ri për ata që duan të kthehen në BE: “Ribashkuesit (Rejoiners)”.

Burimi: Le Monde

Përktheu dhe përshtati: Konica.al