MENU
klinika

Momenti kur nxirret vogëlushi mbështjellë me batanije

I porsalinduri dhe nëna shpëtohen nga ekipet e kërkimit pas katër ditësh në rrënoja!

10.02.2023 - 13:21

Një foshnjë e porsalindur dhe nëna e tij janë shpëtuar nga rrënojat, rreth 90 orë pas tërmetit të parë vdekjeprurës të së hënës.

Djali 10 ditësh dhe nëna e tij u nxorën nga godina e rrënuar në provincën Hatay.

Në pamjet e publikuara shihet teksa ekipet e shpëtimit nxjerrin me kujdes foshnjën gjatë natës në një batanije dhe më pas e dërguan në një ambulancë. Ndërsa nëna e Yagiz u transportua me barelë.

Nuk dihet ende shëndeti i foshnjës dhe nënës së tij. Shpresat për gjetjen e shumë të mbijetuarve të tjerë po pakësohen, mes motit të ftohtë katër ditë pas katastrofës.

Megjithatë, ekipet e kërkim shpëtimit vazhdojnë punën si në Turqi ashtu edhe në Sirinë fqinje, e cila u godit gjithashtu nga tërmetet.

Më shumë se 21,000 njerëz kanë vdekur, pjesa më e madhe në Turqi, pas lëkundjeve të mëngjesit të së hënës me magnitudë 7.8 dhe qindra pasgoditjeve që pasuan.

Ka frikë edhe për një katastrofë dytësore, pasi shumë njerëz janë të pastrehë dhe nuk kanë ujë, karburant dhe energji elektrike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dëgjojmë zërat e tyre, janë gjallë, por si nxjerrim dot nga rrënojat”

Katastrofë me mijëra viktima në Turqi, por situata më dëshpëruese në Siri!

Një ditë pasi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme

Erdogan viziton zonat e prekura nga tërmeti tragjik