“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si ndikojnë temperaturat e ulëta te lëkura?
Mjeku: I ftohti i ngushton enët e gjakut që do të thotë nuk i lejon ato të çojnë në pjesët ekstreme, aty ku është lëkura dhe ku gjithçka përfundon në lëkurë. Nuk lejon që të shkojnë të gjithë elementët ushqyes që i duhen lëkurës për të qenë e shëndetshme. I ftohti që sidomos kur është me ndryshime të menjëherëshme, si në këto ditë kur ishim me kohë të mirë më pas kaluam në dimër, edhe temperaturat bën uljet të menjëhershme dhe shumë të fortë. Edhe në këtë rast, lëkura nuk është mësuar me rënien e ngadaltë të temperaturave dhe nuk arrin dot ta përballojë dhe mungesa e lëndëve ushqyese bën që edhe lëkura ta ndjejë dhe më shumë këtë rënie të mënjehërshme të saj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.