Java e 21-të e Abissnet Superiores do të shtrihet në tri ditë, duke filluar që nga e shtuna dhe për të mbyllur siparin të hënën në Ballsh.
Të shtunën, në orën 13:00, do të startojnë paralelisht dy sfida, në Kukës dhe Kurbin. Laçi pret Egnatian, ku skuadrës rrogozhinase i mungon suksesi që prej 14 janarit. Bardhezinjtë e Gentian Merzanit, tashmë në orbitën e zonës europiane dhe numërojnë 3 fitore rresht, përballë do të kenë një ekip si Egnatia, i cili i ka shkaktuar 2 humbje kurbinasve.
Sipas pozitave në renditje, sfida që do të luhet në ‘Kukës Arena’, ndërmjet Kukësit dhe Kastriotit, duke mjaft e ekuilibruar. As më pak dhe as më shumë, në Kukës do të jetë një finale mbijetese.
Të dielën në ‘Niko Dovana’ të Durrësit do të zhvillohet ‘derbi’ Erzeni-Teuta. Surpriza shijakase kundër Teutës në nevojë për pikë, një duel pa favoritë dhe pika referimi që do të startojë në orën 16:00.
Po në këtë kohë, në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës, do të jetë ‘klasikja’ e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Ka pritshmëri të mëdha nga supersfida e javës së 21-të, ku skuadra kryesuese dhe kampione në fuqi, viziton fushën e shkodranëve, të cilët kanë 6 pikë më pak dhe ndjekin nga afër të bardhebluve, në një garë që është e projektuar të zgjasë deri në fund të sezonit.
Java e 21-të do të mbyllet me përballjen Bylis-Partizani që do të luhet në Ballsh, duke nisur që prej orës 13:00. Të kuqtë e kryeqytetit janë në kërkim të fitores për të larguar krizën, që gjithashtu ka po të njejtin synim, fitoren ndaj Partizanit.