MENU
klinika

Renditja

Shqipëria, e dyta në rajon për investimet e huaja direkte

12.02.2023 - 22:12

Shqipëria është vendi i dytë në rajon përsa i përket kontributit të investimeve të huaja në prodhimin e bredshëm bruto.

Sipas raportit vjetor statistikor, afro 8 % e prodhimit në vitin 2020 ka ardhur nga investimet e huaja direkte. Sipas ekspertëve invetsimet e huaja direkte në shqipëri janë të përqëndruara kryesisht në ndërtim dhe shumë pak në industrinë terciare, që përfshine shërbimet bankare, tregtinë, transportin apo hoteleri turizëm.

Në vend të parë për investimet e huaja direkte në rajon qëndron Mali i Zi. Ndërsa përsa i përket tregtisë së jashtme me vendet e BE-së, Shqipëria mban vendin e tretë për eksportet në krahasim me vendet e rajonit.

Mbi 70% e eksporteve totale të Shqipërisë kryhen me vendet e Bashkimit Europian. Nga raporti vihet re se përsa i përket të punësuarve në bujqësi, pylltari dhe peshkim, Shqipëria mban vendin e parë në rajon, me 35 % të totalit të të punësuarve.