MENU
klinika

Çlirimi nga krimi

Basha ultimatum për rrëzimin e Parlamentit

08.12.2018 - 11:11

Ditën e sotme realizohet një aktivitet për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë për nder të Lëvizjes Studentore të 1990.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur tek të gjitha zhvillimet në vend.

Basha, gjithashtu ka formuluar ultimatumin e opozitës për çlirimin e parlamentit nga krimi ose tha se në të kundërt do rrëzohet duke e përsëritur disa herë.

Basha tha se kjo është dita ku ne nderojmë studentët e dhjetorit, për kurajën për të sjellë lirin politike për shqiptare, pas 45 vite sundim, nga një klikë injorante.

“Mirënjohja jonë i takon Azem Hajdarit, që u bë shpirti i protestës. Studentët u çuan për kushte ekonomike, por kuptuar se pa liri e demokraci s mund të ketë zgjidhje, ndaj kërkuar pluralizmin politik.

Kjo ditë na kujton se vetëm ata që ngrihen janë të lirë, të bashkuar mposhtin diktaturat. Është festa ime ndaj çdo qytetari, leksionin e parë po e japin studentët e bashkuar të dhjetorit të dytë”, deklaroi kreu i PD.

“Ndodhemi sot në zemër të Qytetit Studenti ku lindi demokracia. Për vite shqiptarët ishin në errësirë. Endeshin në izolim, burgosje internime vrasja pa gjyq, që kishte shndërruar qytetarët në më të paditurit e Europës.

Por nga ky shesh studentët hapën dyert, por edhe sot shqiptarët ndihen të zhgënjyer, të braktisur. Me qindra e mijëra studentë janë në kushte mesjetare, pa dushe me krevate marinarësh në dhoma të vogla. Me kushte të mjerueshme me mungesa totale për financimin e tyre dhe me tarifa që rriten, mbyllen biznese.

Më tej aty ku duhej kampusi universitar, ku arsimi duhet të kishte prioritet absolut, ka një parkim nga i cili Bashkia vjel para, mbi taksat e tarifat që ka vendosur në qytet.

Qindra familja presin me ankth prishjen e shtëpive, si banorët e unazës së re 1000 familjë që kanë 35 ditë që rezistojnë ndaj skeme të madhe grabitje e vjedhjeje. Këto nuk janë vendimet e shqiptarëve as të një qeverie që përfaqëson shqiptarët. Kanë bllokuar ëndrrën e studentëve. Kjo bandë hajdutësh ka vetëm një projekt, të grabitjes së shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Këto konvikte, vec disa piktura janë në këtë gjendje se paratë për ti kthyer në mjedise moderne janë zhdukur në gropa korrupsioni të qeverisë. Ata banorë të unazës që dje korrën fitoren e parë, u vunë për 35 ditë në shenjestrën e policisë me dhunë e arrestime, në shenjestrën e Edi Ramës që i quajti shpellarë e kadrinj.

Kjo është arsyeja pse shqiptarët enden sot të zhgënjer, shumë të pashpresë deri para disa ditësh, ku rinia po hap me protestën e saj një dritë.’- u shpreh Basha.

Kreu i PD ka dhënë edhe një ultimatum në aktivitet.

“Ultimatumi ynë politik si studentët e ‘90, si dëshirë e aspiratë e çdo shqiptari. Parlamenti shqiptar ose do pastrohet nga krimi dhe t’iu kthehet qytetarëve ose do të rrëzohet, do rrëzohet, do rrëzohet.

Ta çlirojmë qeverinë shqiptare nga krimi dhe ta kthejmë nëpërmjet votës shërbëtore të qytetarëve dhe jo sunduese. Kjo frymë është më e madhe.

Po të jemi bashkë nuk ka forcë që na ndal, le të jemi bashkë në këtë dhjetor të dytë për të mposhtur bandën e hajdutëve”, deklaroi Basha.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës