MENU
klinika

Ish-ministri i Jashtëm fiton garën e balotazhit

Zgjidhet Presidenti i ri i Qipros

13.02.2023 - 14:59

Ish-ministri i Jashtëm, Nikos Christodoulides, është zgjedhur presidenti i ri i Qipros në balotazhin e të dielës. Rivali i tij, diplomati veteran Andreas Mavroyiannis, pranoi humbjen.

Christodoulides, 49 vjeç, bëri fushatë nën moton e një force bashkuese për Qipron e ndarë etnikisht, duke i’u shmangur ndarjeve ideologjike dhe partiake. Mesazhi i tij arriti te depertontre tek një shtresë e gjerë votuesish.

Andrea Mavroyiannis, i cili kishte shërbyer si ambasador në Kombet e Bashkuara, u pozicionua si personi i ndryshimit, duke sjellë një epokë të re politike pas një dekade sundimi nga presidenti në largim Nicos Anastasiades.

Duke folur para një turme mbështetësish, 66 vjeçari Mavroyiannis pergëzoi për fitoren presidentin e ri Nikos Christdoulides.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi